Deklaratat e Trump për NATO-n, Tare: Sipas tij SHBA s’ka pse të merret me vende ku ka interesa Rusia

Ndërsa analizohen deklaratat e kandidatit për President të Shteteve të Bashkuara Donald Trump në lidhje me vendet anëtare të NATO-së, Auron Tare thotë në një lidhje për “Open” në News 24, se ish-Presidenti synon që të bëjë marrëveshje me Rusinë për të riformatuar interesat.
“Trump e shikon politikën ndërkombëtare në një këndvështrim tjetër. Ai e ka thënë disa herë se ka ardhur koha që të ulemi me Rusinë për një riformatim të interesave.
Nuk ka pse amerikanët të kenë këtë gogolin e madh, Rusia, Rusia dhe të harxhojnë para pafund për vendet e tjera kur mund të bëjnë një marrëveshje me Rusinë siç u bë një marrëveshje me Rusinë për të shikuar interesat ruse në zonën e saj të influencës. Ai e ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë pse të merren më me vende ku ka interesa Rusia”, tha Tare.
/f.s
#Deklaratat #Trump #për #NATOn #Tare #Sipas #tij #SHBA #ska #pse #të #merret #vende #interesa #Rusia
Java News