Aktualitet

Çupi: Shqipëria, partner i besueshëm. Mesazhet që do të përçojë Blinken në Tiranë

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken më 15 shkurt do të vizitojë Shqipërinë, ndërsa pritet të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama dhe me drejtues të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion ( SPAK).

Kjo vizitë u komentua nga analisti Frrok Çupi në studion “Special Report” në ABC News. Ai theksoi se ardhja tij në Shqipëri ka një vlerë të veçantë pasi vjen në një kohë, ku kursi gjeo-politik botëror ndodhet përballë sfidash të mëdha.

Sipas tij, me këtë vizitën të Antony Blinken, SHBA certifikon Shqipërinë si partnere të besueshme në Ballkanin Perëndimor.

“Është vlerësim shumë i lartë, është hera e parë që SHBA ka këtë vlerësim deçiziv dhe kaq të hapur para gjithë botës. E dyta, është që politika e Shqipërisë i përshtatet politikës së botës më të lartë. Blinken vjen në Shqipëri,në një kohë, në prag të një situate, që nesër dhe pasnesër mblidhen ministrat e jashtëm të NATO-s, ku  Gjermania bën thërijë për armë.

Ukrainë nëse humbet ka humbur e gjithë Evropa. Kjo është arsyeja që SHBA kanë vendosur besimin e tyre të padiskutueshëm këtu. Blinken vjen këtu edhe për të certifikuar situatën, ndjek të gjithë atë vështrim që ka pasur ShBA për të ditur se cili është cili dhe kush është kush”, tha Çupi./m.j

#Çupi #Shqipëria #partner #besueshëm #Mesazhet #që #të #përçojë #Blinken #në #Tiranë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button