Aktualitet

Izraeli sulmon Rafahun, shpëton dy pengje nga duart e Hamasit

Izraeli ka nisur ofensivën ushtarake ndaj Rafahut, qytetit në jug të Gazës ku strehohen 1.5 milionë banorë.

Gjatë operacionit ushtarak, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë shpëtuar 2 pengje izraelitë që ishin rrëmbyer nga Hamasi në sulmin fillestar të disa muajve më parë.

Fernando Simon Marman 60 vjeç dhe Louis Har 70 vjeç u shpëtuan gjatë një aksioni të koordinuar midis disa agjencive ligjzbatuese të Izraelit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata mbaheshin peng në një ndërtesë në katin e dytë në Rafah.

Ushtria e Izraelit ka kryer bombardime të rënda ajrore në Rafah, pavarësisht paralajmërimeve të ndërkombëtare për të bërë kujdes me këtë ofensivë, pasi aty strehohen 1.5 milionë banorë që janë larguar nga qytetet e tjera të Gazës për shkak të luftës.

Por Kryeministri izraelit ka shprehur më herët vendosmërinë për të spastruar gjithë Rripin e Gazës nga Hamasi.

Sa i përket numrit të viktimave nga sulmet në Rafah, ka raportime kontradiktore. Rafah është qytet në kufi me Egjiptin, e vetmja pikë e hapur hyrëse në Gaza për ndihmat humanitare.

/a.r

#Izraeli #sulmon #Rafahun #shpëton #pengje #nga #duart #Hamasit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button