Aktualitet
Veriu mbushet me parulla kundër Kosovës, policia: Jemi duke hetuar për gjetjen e autorëve

Në 4 komunat me shumicë serbe të veriut të Kosovës janë parë mëngjesin e kësaj të diele parulla të shumta me mesazhe kundër Kosovës.
“Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”, thuhet në to.
“Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile” janë dy organizatë të shpallura terroriste nga qeveria e Kosovës në qershor të vitit 2022.
Për ngjarjen ka reaguar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veton Elshani që tha se kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët.
/a.d
#Veriu #mbushet #parulla #kundër #Kosovës #policia #Jemi #duke #hetuar #për #gjetjen #autorëve
Java News