Aktualitet

“Administrata, faktor kyç i integrimit në BE”/ Rama: I kemi rritur dhe do t’i rrisim sërish pagat, por duhet…!

Kryeministri Edi Rama ndërsa ka folur për proceset e hershme të anëtarësimit të Shqipërisë në Bruksel, ka menduar se administrata e tij ishte një trup njerëzish parazitë që nuk bënin asnjë punë dhe vetëm merrnin rrogën.

Rama tha se edhe e ka shprehur me zë të ulët se do të përjetonin sëkëlldi në Bruksel, ndërsa shtoi se rezultoi të jetë e kundërta dhe sot Shqipëria mund të mbështet në këtë administratë dhe mund t’ia dalë objektivit të anëtarësimit në BE.

Nderkohe kreu i qeverise eshte shprehur se pagat per administraten jane rritur, por do te rriten serish.

“Nuk e mendoja dot që administrata jonë do të nxirrte nga vetja një rezultat të tillë dhe do të na zbardhte faqen me superlativa në Bruksel. Nuk e kam besuar dhe e kam ndarë dhe me bashkëpunëtorët që ky mund të jetë momenti ynë, pasi mund të shfaqemi me sakëlldira që në Bruksel nuk i fsheh dot. Unë kam rënë pre, e atij perceptimi që thonë se administrata nuk bën asgjë dhe nuk janë aty për hir të meritës. Edhe unë i ndikuar kisha të njëjtin perceptim.

Prezantimet në Bruksel, pra i gjithë procesi përfundoi me habi dhe është siguria më e madhe dhe fakti më i pakonceptueshëm, që ne i kemi të gjithë arsyet që Shqipëria mund të mbështetet te kjo administratë dhe mund t’ia dalë më shpejt se të tjerët në rajon fal kësaj administrate.

Nuk them veçse ta shikoni veten si lojtarët e ekipit kombëtar, pasi secili prej jush mbart të njëjtin funksionon që mban çdo lojtar i ekipit tonë kombëtar. Kjo skuadër kombëtare do të fitojë të ardhmen e Shqipërisë. Kjo nuk është retorikë, ky është fakt. Ndërkohë që e vërteta është që sot në këtë kontekst historik që Shqipëria duhet të bëjë në të gjitha hapat e procesit të BE, të jesh pjesë e administratës nuk do të thotë thjesht pjesë e një misioni publik, por të jesh pjesë e një misioni historik.

Tani nuk jemi këtu për fjalët që unë thash, por duke vlerësuar se çfarë sfide e jashtëzakonshme është përpjekja dhe duke u bërë njësh me standardet e BE, kërkon një vetëdije që secili prej nesh duhet të bëjë. Ne i kemi rritur dhe do t’i rrisim prap pagat këtë vit, por duhet një qetësi shpirtërore që e gjithë administrata të bëjë mirë punën e vetë”-tha Rama./m.j

#Administrata #faktor #kyç #integrimit #në #Rama #kemi #rritur #dhe #rrisim #sërish #pagat #por #duhet
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button