Aktualitet
SPAK kërkon rikthimin në burg, caktohet data e seancës në Gjykatën e Lartë për Malltezin

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 5 mars, si ditën ku do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e kërkesës së SPAK, që kërkon rikthimin në qeli të Jamambër Malltezit.
Apeli i Posaçëm zbuti masën e sigurisë së caktuar më herët nga Gjykata e Posaçme, duke i caktuar dhëndrit të ish-kryeministrit masën “arrest në shtëpi”.
Jamambër Malltezi akuzohet si i përfshirë në aferën korruptive të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Për po të njëjtën çështje, SPAK ka caktuar masën “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin, Sali Berisha.
Të dy i kanë mohuar akuzat që rëndojnë mbi ta, duke e konsideruar si gjyq politik.
/a.r
#SPAK #kërkon #rikthimin #në #burg #caktohet #data #seancës #në #Gjykatën #Lartë #për #Malltezin
Java News