Digjet një stallë e bagëtive në Gjilan

Një qytetar në fshatin Hondoc të Gjilanit ka raportuar në Polici se i është djegur stalla e bagëtive pasditen e së enjtes, raporton teve1.info
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi ka raportuar se dëmet materiale kapin vlerën e 6 mijë eurove, megjithatë nuk dyshon në askënd lidhur me rastin.
“Fsh. Hodonoc , Gjilan . 08.02.2024-03:17. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se i është përfshi nga zjarri stalla e bagëtive. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët kane arritur të fikin zjarrin, sipas viktimës vlera e dëmit arrin shumën rreth gjashtë mijë (6000 €). Ankuesi deklaron se pronën e ka pasur në shfrytëzim të një personi tjetër dhe i njëjti nuk dyshon në askënd. Rasti mbetet te hetohet”, thuhet në komunikatë.
#Digjet #një #stallë #bagëtive #në #Gjilan
gazetablic.com