Aktualitet

GJKKO rrëzoi kërkesën, avokatët: Berisha të lejohet të shkojë në parlament, i rrezikohet mandati

Burimet e gazetares Anila Hoxha thanë se gjatë seancës me dyer të mbyllura avokatët e Berishës përpos sjelljes së praktikës së gjykatës së Strasburgut, kërkuan që Berisha të lejohet të shkojë në parlament pasi i  rrezikohet mandati nëse nuk paraqitet për gjashtë muaj.

Kujtojmë që ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie prej datës 30 dhjetor 2023.

Sali Berisha është nën hetim pasi dyshohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim në lidhje me çështjen e procedurave të privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani.

SPAK dyshon se ai me akte nga më të ndryshmet ka ushtruar ndikim dhe presion, duke favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e atij trualli, që u mbush shpejt me një grup pallatesh./m.j

#GJKKO #rrëzoi #kërkesën #avokatët #Berisha #të #lejohet #të #shkojë #në #parlament #rrezikohet #mandati
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button