VAR: Premier League pretendon se 96 për qind e vendimeve të gjyqtarëve janë të sakta!

Premier League ka pranuar se ka pasur 20 vendime të gabuara nga VAR këtë sezon, por këmbëngul, sipas një sondazhi të ri, “shumica” e mbështetësve janë në favor të teknologjisë – që ata pretendojnë se ka çuar në një rritje prej 14 për qind në vendimet e sakta.
Detajet e këtij sondazhi, të kryer nga vetë Premier League, nuk janë bërë publike, por Tony Scholes, shefi i futbollit i Premier League ka diskutuar performancën e VAR-it këtë sezon dhe planet për të përmirësuar teknologjinë.
Statistikat e fundit të Premierligës tregojnë se para se të futej VAR, 82 për qind e vendimeve të arbitrave ishin të sakta. Tani, që kur është futur VAR, 96 për qind e vendimeve janë të sakta.
“VAR është dhe mbetet një mjet shumë efektiv për të mbështetur gjyqtarët e ndeshjes në fushë,” thotë Scholes për Sky Sports.
/ Sport
#VAR #Premier #League #pretendon #për #qind #vendimeve #të #gjyqtarëve #janë #të #sakta
gazetablic.com