Aktualitet
“Shkundet” toka, lëkundje tërmeti në Elbasan

Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë.
Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, raportohet se lëkundjet kanë qenë të një magnitude prej 3.6 të shkallës rihter, ndërsa epiqendra ka qenë 19 kilometra në verilindje të Elbasanit dhe 4 kilometra në jugperëndim të Librazhdit.
Thellësia e lëkundjeve është shënuar në 15 kilometra thellësi.
Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz apo dëme materiale.
/a.r
#Shkundet #toka #lëkundje #tërmeti #në #Elbasan
Java News