Aktualitet

Këlliçi dhe Alizoti udhëtojnë deri në Washington për të dalë foto me vajzën e… Ilir Metës

Ndonëse u sqaruar se “Mëngjesi i Lutjeve” i organizuar çdo vit në SHBA, është produkt i një OJF-je dhe jo i Departamentit të Shtetit, politikanët shqiptarë vijojnë të hedhin foto me kongresmenë dhe senatorë amerikanë, të cilët nxirren në foto, edhe pse as nuk e kanë idenë se me kë po dalin dhe se çfarë roli kanë ata që kërkojnë për të pozuar.

Sot ka qenë radha e setit të dytë të fotove, kryesisht të “delegacionit” të Partisë së Ilir Metës në Washington.

Por ajo që të bie në sy në këto foto, është prezenca e vajzës së Metës në këto foto.

Se me çfarë statusi ka udhëtuar ajo për SHBA, ende nuk është e qartë, por kaq ka mjaftuar për dy politikanë të së djathtës, të ardhur nga shtresa e ish-të përndjekurve, për të përfituar nga rasti dhe për të dalë në foto me vajzën e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.Belind Këlliçi dhe Tomor Alizoti duket se u ka shkuar udhëtimi kot deri në SHBA, sepse një foto me vajzën e Metës mund ta kishin siguruar edhe në Tiranë dhe t’ua ‘shisnin’ mbështetësve të tyre si mbështetje të babait të saj për kandidaturat e tyre në krye të “Foltores”.

Me sa duket, Këlliçin e bashkon me babin e Borës, hetimi i nisur për të dy nga SPAK-u, ndërsa Alizoti është histori tjetër, se ky niset për të dëbuar Berishën nga PD-ja, me idenë që nuk do ta lërë Saliun ta kthejë PD-në në OJF, pastaj vete ul kokën dhe lëpin atje ku ka pështyrë, ndaj për Alizotin është e “vështirë” të flasësh se çfarë bën dhe çfarë artikulon, se ai të nesërmen s’mban mend dhe me të njëjtin teatralitet të jep mend për të kundërtën e asaj që ka thënë një ditë më parë.

Gjithsesi, Meta e ka çuar vajzën për të lobuar dhe për të marrë mbështetje për veten e vet, por këta dy që e mbajnë veten si të PD-së çfarë duan në foto me vajzën e Ilir Metës dhe me “delegacionin” e Partisë së Lirisë?

/a.d

#Këlliçi #dhe #Alizoti #udhëtojnë #deri #në #Washington #për #të #dalë #foto #vajzën #e.. #Ilir #Metës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button