A duhet të votojnë emigrantët në zgjedhjet e ardhshme? Ja mendimi i qytetarëve

Shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë mendojnë se emigrantët duhet të votojnë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Në sondazhin e Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin Eduard Zaloshnja, në total 75.7% e qytetarëve të pyetur nëse zgjedhësit në emigracion duhet të votojnë në zgjedhjeje e radhës, janë përgjigjur PO. Ndërsa JO janë përgjigjur në total 24.3%.
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i ka bërë vazhdimisht Kuvendit që të plotësojnë kuadrin ligjor, në mënyrë që emigrantët të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vitin 2025. Celibashi thekoi se ky është urdhër i Gjykatës Kushtetuese, i cili duhet të zbatohet. PD dhe PS kanë gjetur dakordësi për të nisur punën në tryezën e Reformës Zgjedhore, por grupimi i deputetëve të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës, kanë penguar punën e komisionit.
/a.d
#duhet #të #votojnë #emigrantët #në #zgjedhjet #ardhshme #mendimi #qytetarëve
Java News