Aktualitet

Ish-kreu i KQZ zbulon nëse duhet emri i kryetarit të subjektit zgjedhor në fletën e votimit

Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, është shprehur se posterat propogandistikë të subjekteve zgjedhore nuk mund të vendosen kudo dhe në çdo hapsirë. Komentet Kume i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha se vendosja e këtyre posterave mund të bëhet vetëm në vendet që vendos bashkia.

Kume u pyet edhe nëse duhet apo jo të jetë i shënuar emri i kryetarit të një subjekti zgjedhor në fletën e votimit dhe u përgjigj që kodi zgjedhor nuk e ka shteruar këtë gjë dhe lë hapsirë për debate.

“Nuk është e lejueshme, gjithë posterat me material propagandistik nuk mund të vendosen kudo. Nëse do i vendosësh pranë zyrës elektorale, jo më larg se 5 metra territor. Në qytet duhet t’i vendosesh në ato vende ku merr vendim bashkia.

Ka shkelje nuk është marrë vendim i bashkisë. Nuk ka një vendim të tillë se ku duhet të vendosen materiale propagandistike. Ligji e përcakton që duhet të shfaqet në faqen zyrtare të bashkisë përkatëse. Ti vendosësh ku të duash, është shkelje e ligjit. Ligji është konsensus, problem nuk është ligji por vullneti për ta zbatuar ligjin.

‘Nuk jemi të zotët të zbatojmë kërkesat e shtetit ligjor’, ajo që rrjedh nga kjo është e kuptueshme. Efektet nuk do të jenë pozitive.

Kjo na bën të ndeshemi me probleme të mëdha në përditshmërinë tonë”, tha Kume.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button