Aktualitet

Merret vendimi, ministrja e Arsimit jep lajmin: Pagat e pedagogëve do rriten që këtë muaj, por…

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, në këtë ditë feste për të gjithë besimtarët myslimanë ka dhënë një lajm të mirë për pedagogët.Përmes një postimi në “Facebook”, Kushi bën me dije se pas mbledhjes së qeverisë të zhvilluar ditën e djeshme, kanë diskutuar lidhur me pagat e pedagogëve për të cilat vendosën që të rriten që këtë vit dhe jo vitin e ardhshëm ashtu si dhe ishte planfiikuar më herët.

Ministrja tha se efektet e këtij vendimi kanë filluar që në datën 1 Prill.

“Pra, që në datën 1 prill 2023, kufiri minimal i pagave të pedagogëve është rritur me 20%, dhe që mbulohet drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit, ndërsa kufiri maksimal i pagës është rritur deri në 30%, që do të thotë që përtej rritjes nga buxheti i shtetit me 20%, universitetet në varësi të të ardhurave të tyre mund ta rrisin më tej kufirin maksimal të pagave deri në 30%.

Me këtë vendim ne konfirmojmë edhe një herë angazhimin tonë për mbështetjen e vazhdueshme të pedagogëve, mbështetje e cila nisi që vitin e kaluar, me rritjen 15% të pagës në muajin shtator”, shkruan Kushi, e cila thekson rritja e buxhetit për arsimim dhe rritja e vazhdueshme e pagave të pedagogëve do të reflektohet në rritjen e cilësisë në universitete dhe rritjen e interesit të të rinjve për të studiuar e jetuar në Shqipëri.
Postimi i plotë:

Përshëndetje të gjithëve,

Sot në këtë ditë feste për të gjithë besimtarët myslimanë, dua të ndaj me ju një lajm shumë të bukur për arsimin e lartë.

Dje, pas mbledhjes se qeverisë, përpara zbardhjes së vendimeve, kemi patur një diskutim të gjatë veçanërisht për pagat e pedagogëve, dhe arritëm të mundësojmë që rritja që fillimisht e kishim planifikuar për vitin e ardhshëm, të realizohet që këtë vit dhe efektet e saj të fillojnë menjëherë që në datën 1 prill.

Pra, që në datën 1 prill 2023, kufiri minimal i pagave të pedagogëve është rritur me 20%, dhe që mbulohet drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit, ndërsa kufiri maksimal i pagës është rritur deri në 30%, që do të thotë që përtej rritjes nga buxheti i shtetit me 20%, universitetet në varësi të të ardhurave të tyre mund ta rrisin më tej kufirin maksimal të pagave deri në 30%.

Me këtë vendim ne konfirmojmë edhe një herë angazhimin tonë për mbështetjen e vazhdueshme të pedagogëve, mbështetje e cila nisi që vitin e kaluar, me rritjen 15% të pagës në muajin shtator.

Kam shumë besim që reformat që kemi ndërmarrë në arsimin e lartë, procesi i ndërkombëtarizimit, rritja e buxhetit për arsimim dhe rritja e vazhdueshme e pagave të pedagogëve do të reflektohet në rritjen e cilësisë në universitetet tona dhe rritjen e interesit të të rinjve tanë për studiuar e jetuar në Shqipëri.

Gëzuar Bajramin!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button