Qytetarët dhe bizneset nuk u tremben normave të interesit, marrin më shumë kredi

Pavarësisht normave të larta të interesit qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë nuk ngurruan të merrnin kredi në banka. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në 2023 kredia e re për ekonominë arriti gati në 319 miliardë lekë.
Vlera e kredisë u zgjerua me 40,4 miliardë lekë krahasuar me vitin 2022. Vlerën më të lartë të dhënë në harkun e vitit të shkuar kredia e dhënë nga bankat e arriti në muajin dhjetor në vlerën e 45 miliardë lekëve.
Nga ana tjetër ndalur tek kursimet vitin e shkuar, qytetarët shqiptarë futën më pak para në banka. Kjo vlerë arriti në 32.7 miliardë lekë në 2023 me një rënie prej 22.8 miliardë lekësh.
Në paratë e depozituara ndalur sipas valutës rritje të lehtë regjistruan si ato në euro por dhe në lekë. Ndërsa sa i përket kredive më shumë u morën për blerje banesash.
/f.s
#Qytetarët #dhe #bizneset #nuk #tremben #normave #të #interesit #marrin #më #shumë #kredi
Java News