Aktualitet

Sevilla reagon ndaj gjestit të turpshëm ndaj Ocampos

Sevilla ka lëshuar një deklaratë zyrtare në lidhje me incidentin me lojtarin e saj, Lucas Ocampos gjatë ndeshjes kundër Rayo Vallecano.

Argjentinasi po përgatitej për një rivënie dhe duke pasur parasysh afërsinë mes tribunës dhe fushës, ai u prek në të pasme nga një tifoz i ri, i cili po qeshte me miqtë e tij, siç u pa në televizion, transmeton Sport.

Sevilla shpreh keqardhje të thellë për incidentin që ndodhi këtë të hënë në ndeshjen kundër Rayo Vallecano, në të cilën lojtari ynë Lucas Ocampos pësoi një gjest të turpshëm dhe krejtësisht të papërshtatshëm nga një tifoz vendas. Klubi shpreson se do të merren masat në kohë të parashikuara në rregullore që një sjellje e tillë të mos përsëritet në një fushë futbolli. Kështu ia komunikuam LaLigës. Këto gjeste dhe sjellje nuk duhet të lejohen në garën tonë nëse ne aspirojmë të jemi liga më e mirë në botë”, shkruajti klubi në komunikatë.

/ Sport/

 



#Sevilla #reagon #ndaj #gjestit #të #turpshëm #ndaj #Ocampos
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button