Sekuestrohet 1.5 kg kokainë në Tiranë, 2 në pranga, një tjetër në kërkim

Rreth 1.5 kilogramë kokainë janë sekuestruar në Tiranë. Në pranga në lidhje me këtë ngjarje janë vendosur dy persona, Fatjon Çiçi dhe Envis Gorellari.
“Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Astir”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Envis Gorellari, 37 vjeç, dhe Fatjon Çiçi, 33 vjeç, të dy banues në Tiranë”, njoftoi policia.
Në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe një person tjetër, i dyshuar si bashkëpunëtor i të arrestuarve.
Policia thotë se Gorellari dhe Çiçi janë konstatuar në Bulevardin e Kasharit. Më pas, uniformat blu kanë ushtruar kontroll në banesën e Gorellarit ku u gjet sasia e lëndës narkotike.
“Lënda narkotike së bashku me dy aparate celulare dhe një automjet, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.
/a.r
#Sekuestrohet #kokainë #në #Tiranë #në #pranga #një #tjetër #në #kërkim
Java News