Gjysmëfinalet dhe finalja e Kupës së Italisë, mësohen datat e ndeshjeve

Gjithçka është gati për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Nga njëra anë ndeshja ndërmjet Atalantës dhe Fiorentinës dhe nga ana tjetër Juventusi-Lazio, që përballen me një vend në finale .
Këtë të hënë janë shpallur datat dhe oraret se kur do të luhen ndeshjet gjysmëfinale.
Ndeshja e parë mes Juventusit dhe Lazios do të luhet të martën e 2 prillit në orën 21:00 në “Allianz Stadium”. Të nesërmen, më datë 3 do të luhet ndeshja në “Artemio Franchi” mes Fiorentinës dhe Atalantës, që po ashtu nis në orën 21:00.
Ndërsa ndeshjet e kthimit, Lazio-Juventus do të luhet më 23 prill, teksa Atalanta-Fiorentina luhet në datën 24 prill.
Finalja është rezultat për t’u luajtur më 15 maj në “Olimpico” të Romës.
#Gjysmëfinalet #dhe #finalja #Kupës #së #Italisë #mësohen #datat #ndeshjeve
gazetablic.com