Kush është boksieri shqiptar i cili u bë shkaktar i anulimit të meçit mes Fury dhe Usyk?

Mund të duket e pabesueshme, por boksieri shqiptar Agron Smakiçi mund të jetë shkaktari kryesor pse meçi mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk rrezikon të anulohet përfundimisht.
Smakiçi ka qenë partner në sparring i Tyson Furyt dhe ka qenë ai i cili me goditjen që i ka dhënë i ka çarë vetullën, lëndim ky që më pas e kishte parandaluar boksierin anglez që të luftojë me Usyk siç ishte paraparë më datë 17 shkurt. Nga shumë persona anembanë botës kjo përballje mes Furyt dhe Usyk konsiderohej si “meçi i shekullit” megjithatë duhet të presim edhe pak për ta parë atë.
Ka qenë mediumi anglez The Sun që ka konfirmuar se ishte Smakiçi personi i cili i dha Furyt goditjen e fuqishme që i shkaktoi një lëndim të rëndë.
Pamjet e incidentit të cilat u shfaqën më pas në internet treguan një çarje të vetullës dhe për këtë ka reaguar më pas edhe vet Smakiçi, i cili ka thënë se nuk ndihet keq për goditjen që i ka bërë Furyt.
“Ishte një goditje e pastër kështu që nuk ndihem keq”, ishin fjalët e Smakiçit për Boxing Talk.
Smakiçi jo shumë kohë më parë ishte bërë pjesë e ekipit të Tyson Furyt si partner i tij në sparring, por kjo nuk është çudi duke pasur parasysh se më herët ai kishte qenë pjesë e ekipit të boksierit të famshëm Anthony Joshua.
#Kush #është #boksieri #shqiptar #cili #bë #shkaktar #anulimit #të #meçit #mes #Fury #dhe #Usyk
gazetablic.com