Aktualitet

Dita e sotme me vranësira në zonën perëndimore, kthjellime në jug. Temperaturat në rritje

Ajri i ngrohtë mesdhetar po ndikon europën juglindore duke sjellë temperatura të larta në territorin e Shqipërisë.

E Martë, 06 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare shtresore. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 2 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      3/15°C

– Zonat e ulëta       2/20°C

– Zonat bregdetare 6/19°C

Kosovë

Kosova për dt. 06 Shkurt 2024 do të ketë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 4°C –7°C në mëngjes deri në  13°C – 16°C gradë Celsius në mesditë.

E Mërkurë, 07 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura në Jugperëndim, reshje të pakta në zonën veriperënidmore. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-15m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      3/14°C

– Zonat e ulëta       6/18°C

– Zonat bregdetare 8/18°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

#Dita #sotme #vranësira #në #zonën #perëndimore #kthjellime #në #jug #Temperaturat #në #rritje
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button