Aktualitet

Dokumenti kinez: Sigurimi kombëtar i ushqimit dhe përmisimi i industrive rurale, prioritet thelbësor

Sigurimi kombëtar të ushqimit, parandalimin e çdo rikthimi të varfërisë në shkallë të gjerë, përmirësimi i zhvillimit të industrive rurale , janë përcaktuar si prioritetet thelbësore në “ dokumentin qendror nr 1 “ që publikoi Kina.

Si deklarata e parë e politikave të 2024-ës, e cila lëshohet nga autoritetet qendrore të Kinës çdo vit, dokumenti shihet si një tregues i prioriteteve të politikave. Sipas këtij dokumenti, për të avancuar modernizmin e stilit kinez duhet të forcohen përpjekjet në hedhjen e një themeli të fortë për bujqësinë.

Është e domosdoshme të rritet niveli i zhvillimit industrial rural, zhvillimi dhe qeverisja rurale, të forcohen masat për të rritur të ardhurat e fermerëve dhe përmirësuar lëvizjen transformuese drejt shkencës, teknologjisë dhe reformës, thuhet në dokument.

Në dokument vihet në dukje se dy “vija të kuqe” në punën rurale janë garantimi i sigurimit të ushqimit dhe parandalimi i rikthimit në varfëri absolute të fermerëve. Vitet e fundit, gati 100 milionë bujq kinezë dolën nga skamjet si rezultatit të fushatës kombëtare kundër varfërisë.

Dokumenti bën thirrje gjithashtu për mësimin e përvojave të programit të rigjallërimit rural të nisur në vitin 2003 në provincën Zhejiang.

Nëpërmjet zbatimit të konceptit të zhvillimit të gjelbër dhe të vazhdueshëm, programi ka përmirësuar shumë kushtet e jetesës së banorëve ruralë, duke eksploruar një rrugë zhvillimi që balancon rritjen ekonomike me mbrojtjen ekologjike. Të dhënat tregojnë se nga viti 2003 deri në vitin 2022, raporti i të ardhurave urbane-rurale nëprovincën u ngushtua nga 2.43:1 në 1.91:1. Projekti u dekorua me Çmimin Kampionatës së Tokës, nderimi mëi lartë i OKB-së në fushën e mjedisit, në shtatorin e vitit 2018.

Kina ka promovuar teknologjinë bujqësore si një forcë kryesore nxitëse për zhvillimin e saj me cilësi të lartë.

Në vitin 2023, prodhimi i drithërave në vend arriti një rekord tjetër të ri historik më shumë se 650 miliardë kilogramë, pavarësisht nga fatkeqësitë e jashtëzakonshme të motit, falë një sërë risish teknologjike të rëndësishme dhe investimesh qeveritare në prodhimin e drithërave.
Kontributi i arritjeve të shkencës dhe teknologjisë bujqësore në nivel kombëtar u rrit në 62.4 për qind vjet, nga 54.5 për qind në vitin 2012, duke dhënë një mbështetje të fortë për zhvillimin bujqësor me cilësi të lartë.
Teknologjitë e ndryshme, duke përfshirë Internetin e Gjërave (IoT), të dhënat e mëdha dhe Sistemin e Navigimit Satelitor “BeiDou”, janë zbatuar gjerësisht në prodhimin e drithërave, me përdorimin e mbjelljes së saktë të farërave, ujitjes inteligjente dhe dronëve për mbrojtjen e bimëve.

Norma e mekanizimit të kultivimit dhe korrjes së drithërave në mbarë vendin i ka kaluar 73 për qind dhe numri i makinerive dhe pajisjeve bujqësore me terminale të pozicionimit të sistemit “Beidou” ka arritur në 1.8 milion njësi.
Vitet e fundit, Kina ka përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme aftësinë e novacionit tekniko-shkencor në sektorin bujqësor dhe kontributi i shkencës e teknologjisë për zhvillimin e bujqësisë arriti në 62.4 për qind.

Kina do të vijojë zhvillimin cilësor e të gjelbër dhe do të nxitë zhvillimin e industrive përkatëse në ndihmë të sektorit rural.

Edhe diversifikimi i industrive rurale është në ndihmë të konsolidimit të rezultateve të zbutjes së varfërisë në Kinë dhe të shmangies së kthimit masiv në varfëri.

/a.d

#Dokumenti #kinez #Sigurimi #kombëtar #ushqimit #dhe #përmisimi #industrive #rurale #prioritet #thelbësor
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button