Krimet e Laert Haxhiut, SPAK ripyet të arrestuarit. Akuzohen për një seri ngjarjesh kriminale në vend

Prokuroria e Posaçme ka nisur të marrë në pyetje të arrestuarit si bashkëpunëtor të Laert Haxhiut në disa ngjarje kriminale në vend pas dëshmisë së shtetasit Artan Tafani.
Ky i fundit i kthyer në një bashkëpunëtor drejtësie, ka rrëfyer se si bashkë me 15 persona të tjerë, përgjatë viteve 2021-2023, kishin kryer disa vrasje, vjedhje, shpërthime me tritol në disa qytete të Shqipërisë.
SPAK mori në dorë dosjen nga Prokuroria e Elbasanit dhe është duke verifikuar thëniet e Tafanit si dhe po përballë tashmë rezultatet e hetimeve me personat e arrestuar disa muaj më parë.
Ata janë duke u marrë në pyetje nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit njëri pas tjetrit të shoqëruar nga paraburgimi në ambientet e SPAK.
Prokuroria e Posaçme pranoi dosjen e Elbasanit, duke e hetuar atë për grup të struktuarua kriminal, teksa ka në dorë edhe disa kode të Sky të përdorura nga Haxhiu.
Ky i fundit po gjykohet nga Gjykata e Posaçme për vrasjen e dyfishtë në Lushnjë në 2017, si organizatori kryesor dhe dyshohet në të njëjtin rol edhe në 4 vrasje, një atentat të mbetur në tentaivë dhe disa raste të shpërthimit me tritol dhe vjedhje.
/a.d
#Krimet #Laert #Haxhiut #SPAK #ripyet #të #arrestuarit #Akuzohen #për #një #seri #ngjarjesh #kriminale #në #vend
Java News