Aktualitet

Kimmich ribashkohet me Guardiolën? Gjermani në planet e City-t për merkaton e verës

Manchester City i Pep Guardiolës është duke ndjekur me shumë vëmendje Joshua Kimmich, të cilin ka në plan ta afrojë gjatë merkatos së verës.

Mesfushori i Bayern Munich po ndiqet me shumë vëmendje nga disa klube të mëdha europiane, përfshirë edhe Barcelonën.

Megjithatë sipas raportimeve të medieve britanike e ardhmja e gjermanit do të jetë në Premier League, ku do të ribashkohet me trajnerin Pep Guardiola.

Ishte vetë Pep Guardiola ai që e kërkoi mesfushorin e bavarezëve, me trajnerin e “Citizens” që do të dëshironte ta kishte mesfushorin nën urdhrat e tij, duke filluar nga vera.



#Kimmich #ribashkohet #Guardiolën #Gjermani #në #planet #Cityt #për #merkaton #verës
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button