Emri/ Tjetër aksident në Fier: Përplasen dy automjete, përfundojnë në kanal. Një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier- Patos, në vendin e quajtur “Kthesa e Portezës”.
Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe si pasojë kanë përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasi Xh. G., është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasi H. Rr., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Aksidenti tjetër i rëndë ka ndodhur para pak orësh në aksin Fier-Seman në vendin e quajtur Ferm Çlirim, ku janë përfshirë 3 mjete. Sipas të dhënave , dyshohet se janë plagosur 2 persona.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikëses dhe policia për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./m.j
#Emri #Tjetër #aksident #në #Fier #Përplasen #automjete #përfundojnë #në #kanal #Një #plagosur
Java News