“Çunat e Dubait janë me PD”/ Krimi në Zgjedhje, Hoxha: Bajrajt kanë preferenca të…

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar ndikimin e grupeve kriminale dhe personave me precedentë penalë në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 14 maj.Gjatë fjalës së tij në emisionin “TopStory” në Top Channel, Hoxha tha se anëtarët e grupit Bajri në Shkodër kanë preferenca të ndryshme, ndërsa shtoi se në zgjedhjet e kaluara kanë mbështetur kandidatin e Partisë Demokratike, Bardh Spahia.
Ndërsa për të ashtuquajturit “djemtë e Dubanit”, Artan Hoxha shtoi se të gjithë janë mbështetës të së djathtës.
Artan Hoxha: Për herë të parë, nga sa mbaj mend unë, të gjithë Bajrajt janë të lirë. Janë liruar edhe në Spanjë, Belgjikë, nga Kosova e Lushnjes. Unë e dija që Safeti ishte liruar.
E takova më mbas, sepse më qëlloi që kur ishte në kërkim nga belgët, i kam shkuar dhe i kam marrë intervistë. Për herë të parë i kam parë të gjithë si fis, ishin liruar të gjithë nga burgu.Por mes të gjithë atyre, jo të gjithë janë me një kandidat. Safeti ka mbështetur kandidatin e PD-së, atë që është kreu i Bashkisë sot. Me kalimin e kohës kanë vënë mend se ekspozimi në fushata elekorale të krijon problematika të tjera.
Ai po mos të dalë tek pragu i derës ka favorizuar njëherën palë, po doli ka favorizuar palën tjetër. Shkodra ka personazhe të tilla dhe më tepër kanë qenë prezent në zgjedhjet e përgjithshme dhe jo lokale.Në lokalet kanë mbështetur më shumë miq e shokët e tyre. Ata nuk kanë ngjyrë. Të hënën isha me Igli Carën në Durrës. Ai nuk i përmend emrat. Dëgjova njërin dje që të tha.Ata të Dubait janë më opozitën nuk janë me maxhorancën, se nuk ka rrezik ai, kush e shqetëson? Një pjesë e kandidatëve edhe pse e dinë qëndrimin e tyre, nuk i denoncojnë sepse mendojnë se nuk do i bëjnë agresivë.
Grida Duma: Kanë frikë apo nuk duan që të punojnë kundër tyre?
Artan Hoxha: Bëhen të dyja bashkë. Shkodra…nuk parashikoj dot, por për mua në atë qark shoh më shumë garë në Vaun e Dejës dhe në Koplik