Aktualitet

Eduard Shalsi: Investimi Strategjik 50 milionë euro. Procesi i hartimit për ligjin e ri dhe trysnia mbi qeverinë duhet të jetë e madhe

Deputeti dhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë Eduard Shalsi, në një intervistë për emisionin “Pa Censurë” të Elona Meços në RTSH, deklaroi se të quhet një investim strategjik duhen minimalisht një investim prej 50 milion eurosh.

Gjithashtu Shalsi tha se hartimi i ligjit të ri dhe trysnia mbi qeverinë duhet të jetë e madhe sepse mendojmë se duhet të ketë një ligj të ri.

Pavarësisht se unë i takoj mazhorancës dhe mbështes fortë këtë qeveri kam një rol tjetër ndryshe nga qeveria, kam një rol për të monitoruar punën e qeverisë dhe ky është nga rastet ku unë personalisht  ashtu sikurse një pjesë e deputetëve kemi kërkuar një ligj të ri për investime strategjike.

Shpejtësia më të cilën po ecet drejt ligjit të ri është shumë e ngadaltë. Në ligjin e Investimeve Strategjike ne pritëm të vinte ligji i ri dhe po thuhej që po përgatiten, nga ana tjetër iniciativën e ndërmora për të ecur dhe për të vijuar një proces i cili nuk mund të ndërpritet për shkak të aplikimeve.

Të konsiderohet një investim strategjik duhen minimalisht 50 milionë euro por mund të ketë instrumente dhe mekanizma të tjerë për të mbështetur. Procesi i hartimit të ligjit të ri dhe trysnia jonë mbi qeverinë duhet të jetë e madhe sepse ne mendojmë se duhet të ketë një ligj të ri. Por sa të ketë një ligj të ri ne nuk mund të lëmë një vakum për t’ju përgjigjur investitorëve”, tha Shalsi .

I pyetur nga gazetarja Elona Meço se kur ligji u miratuar në 2015 u miratua për të thithur investimet strategjike ndërsa sot ka vetëm një të tillë që është ai i Durrësit. A ka dështuar qëllimi i këtij ligji?

Në lidhje me këtë Eduard Shalsi theksoi se Shqipëria ka investitor shqiptar dhe në të njëjtën kohë edhe të huaj, për më tepër investimet e huaja janë në nivele të kënaqshme.

Jo, unë mendoj që ajo filozofi që parashtroi ligji solli sipërmarrës shqiptare apo të huaj që të krijonin më shumë besim tek infrastruktura e cila ishte e lodhshme. Nuk është  vërtet që kemi vetëm një investitor strategjik. Mund të them që Shqipëria është në nivel investimesh të huaja në nivele të cilat janë të kënaqshme”, u shpreh Shalsi.

/a.d

#Eduard #Shalsi #Investimi #Strategjik #milionë #euro #Procesi #hartimit #për #ligjin #dhe #trysnia #mbi #qeverinë #duhet #të #jetë #madhe
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button