Life Style

“Do ta bëj çorap Ilnisën me Meritonin“, Cubi Metkaj me mision sekret në BB VIP?

Aktorja Cubi Metkaj, e cila e la të hapur mundësinë e pjesëmarrjes në Big Brother VIP 3, ra në grackën e emisionit “Ndryshe”.

Anxhela Baxhija e nisi telefonatën  me Cubin duke i bërë një ftesë për të qenë pjesë e Big Brother Vip me një mision sekret. Në lidhje me këtë moderatorja u shpreh: Është shumë e lodhshme, e kam rimenduar por më duket e lodhshme.

Por Anxhela nuk u ndal me kaq dhe këmbënguli më tej duke thënë se do të jetë vetëm për dy javë me misionin sekret për të ndarë Ilnisën me Meritonin!

“Më lër pak kohë të mendohem. Misioni më pëlqen. Do ta bëj çorap Ilnisën me Meritonin”, tha Cubi.

Në fund të intervistës të gjithë ranë dakord se kjo do të ishte një ide mjaft e bukur për t’u përdorur në Big Brother. Mbetet për tu parë nëse “Vëlla i Madh“ do ta marrë në konsideratë këtë ide.

#bëj #çorap #Ilnisën #Meritonin #Cubi #Metkaj #mision #sekret #në #VIP

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button