Aktualitet

Takimet në Uashington/ Lesi: A po kontribuojnë amerikanët që Bardhi të jetë kryetari zyrtar i PD?

A po kontribuojnë Amerikanët që Gazment Bardhi të jetë kryetari zyrtar i PD?

Këtë pyetje ngre Nikoll Lesi në gazetën e tij.

“Gazment Bardhi, kryetari i grupit parlamentar të PD, po merr pjesë në takime në Kongresin amerikan dhe Senat.

Sot ai shkruan: “Kënaqësi e veçantë të merrja pjesë në darkën miqësore të organizuar nga Senatorët z. James Lankford dhe z. Mike Lee, sëbashku me kongresmen dhe deputetë të disa shteteve.

Bisedat për Shqipërinë përqëndrohen gjithmonë tek nevoja për luftë reale ndaj korrupsionit dhe mungesa e zhvillimit ekonomik, që po detyrojnë të rinjtë të braktisin vendin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm për të nxitur Shqipërinë në përmbushjen e standarteve për anëtarësim në Bashkimin Europian, si një mundësi reale për më shumë zhvillim ekonomik dhe një vend me demokraci funksionale”.

Ndërkohë Sali Berisha është nongrata në SHBA.

A po kontribuojnë SHBA që Gazment Bardhi të jetë kryetari zyrtar i PD apo është herët për të folur”, pyet Lesi në gazetën e tij./m.j

#Takimet #në #Uashington #Lesi #kontribuojnë #amerikanët #që #Bardhi #të #jetë #kryetari #zyrtar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button