Aktualitet

Nisin efektet e tarifave të Trump për Shqipërinë, shoqatat eksportuese kërkojnë subvencione

Një tarifë e re e vendosur nga shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të ndikojë ndjeshëm në eksportet shqiptare, veçanërisht ato që përfitojnë nga rimbursimi me 10% të TVSH-së për bizneset eksportuese.

Bizneset që operojnë në këtë sektor shprehen të shqetësuar për pasojat e menjëhershme që kjo politikë do të ketë në konkurrueshmërinë e tyre ndërkombëtare dhe në të ardhurat e kompanive.

Ne ndodhemi në këtë moment vështirësie, që i shtohet ky 10-përqindësh. Ne kërkojmë nga qeveria që 10 për qind e TVSH-së të shkojë drejtpërdrejt te fermeri për t’i ardhur në ndihmë, jo siç ka qenë më përpara, që t’u shkojë grosistëve apo te kompanitë,”

Filip Gjoka, kryetar i Shoqatës së Industrisë së Bimëve Mjekësore, deklaroi se përveç tarifës së re, një tjetër problem i madh është edhe zhvlerësimi i dollarit amerikan.

“Ne kemi diskutuar edhe më parë për goditjen e madhe që i ka dhënë zhvlerësimi i euros, por asnjëherë nuk kemi përmendur dollarin, pasi gati gjysma e industrisë sonë, duke shitur me dollar, është prekur… u ka ngelur malli stok dhe kanë probleme me kostot e larta. Ne kërkojmë që të ketë një mekanizëm kompensues përmes një kursi të stabilizuar, që të mos humbasim në mënyrë të padrejtë në tregjet ndërkombëtare. Bizneset nuk mund të përballojnë një dyfishim presionesh nga njëra anë tarifat dhe nga ana tjetër luhatjet valutore,” u shpreh Gjoka.

Shoqata ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve shtetërore për të garantuar që ky sektor strategjik të mos pësojë rënie të mëtejshme, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së ekuilibrave ekonomikë dhe nxitjes së eksportit të qëndrueshëm.

#Nisin #efektet #tarifave #të #Trump #për #Shqipërinë #shoqatat #eksportuese #kërkojnë #subvencione
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button