Aktualitet

18-vjeçarja në Fier ndërmerr veprimin fatal, merret në hetim burri

Një 18-vjeçare ka humbur jetën pasi ka konsumuar fostoksinë. Policia njofton se e reja ka humbur jetën në spital pasditen e djeshme.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e reja e ka ndërmarrë aktin pas konflikteve me bashkëshortin e saj, 24-vjeçarin Entilo D. Për këtë të fundit, policia ka nisur procedimin penal.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Fiershegan të Fierit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 24 vjeç, banues në fshatin Çukas, pasi dyshohet se nga konfliktet e vazhueshme me bashkëshorten e tij, shtetasen B. M., 18 vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan, ajo ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe për pasojë ka humbur jetën, në spital, pasditen e djeshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

/f.s

#18vjeçarja #në #Fier #ndërmerr #veprimin #fatal #merret #në #hetim #burri
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button