Karabina: PD e ka derën e hapur për ata deputetë që e njohin Bashën kryetar

Zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina, në emisionin ‘3D’ bëri të ditur se Partia Demokratike e ka derën e hapur për të gjithë ata deputetë të cilët njohin nivelet drejtuese të partisë.
“Shumë shpejt do të paraqesim programin, pasi ka mbaruar edhe riorganizimi. Kjo është puna e PD-së, sidomos tek shtresa gri. Do synojmë njerëz profesionistë, ekspertë të fushave. Do jetë një PD e hapur. Deputetët kanë përgjegjësi. Ata thonë jemi deputetet të PD-së, por nuk dinë me kë kryetar janë. Ky është amoralitet politik. Janë deputet liste me firmën e Bashës. Dera është e hapur për të gjithë ata që njohin struktrat drejtuese të PD-së dhe Bashën kryetar. Ata janë të rritur, mund të marrin vetë vendime. Me 18 dhjetor deklaruan se shohim nga e ardhmja, lemë pas të shkuarën, më pas shkuan tek e shkuara. Ata kanë ikur vetë dhe janë të vetëdijshëm për atë që kanë bërë”, tha Karabina.
/a.r
#Karabina #derën #hapur #për #ata #deputetë #që #njohin #Bashën #kryetar
Java News