Aktualitet

Deputeti i Berishës aludon: Rama e Basha e kanë bërë marrëveshjen për Reformën Zgjedhore!

Nënkryetari i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi ishte i ftuar në “Debat nga Alba Alishani” në A2 CNN, ku foli për çështjen aq shumë të përfolur politike të ditëve të fundit, Reformën Zgjedhore.

Sipas Bylykbashit, PD që përfaqëson ai kërkon vetëm të drejtën për të marrë pjesë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, si një komision bipartizan, me bashkëdrejtim dhe jo që njëra palë t’ia hedhë tjetrës.

Ai vijoi më tej duke shtuar se, Partia Socialiste tanimë e ka bërë marrëveshjen me Lulzim Bashën.

“Ne kërkojmë të marrim pjesë në Komision me të drejtën që i takon opozitës. Ky është një komision bipartizan, me bashkëdrejtim. Të mos merren vendime që njëra palë ia hedh tjetrës. Vetoja, që është elementi që ka në dorë bashkëkryetari, është garancia për konsensus.

Së pari, ne nuk kemi besim te Partia Socialiste. E dyta, PS e ka bërë këtë marrëveshje me Lulzim Bashën dhe Alibeaj vetëm i përgjigjet kësaj historie, me dashje apo pa dashje, nuk del dot nga korniza e Lulzim Bashës.

Rama e ka përcaktuar se kush është opozita për të. Të mos harrojmë që Alibeaj bashkë me Gjiknurin kanë dështuar të bëjnë gramin e punës për dy vjet. Minimumi për kaq mund të shkarkoheshin të dy dhe të zëvendësoheshin me të tjerë.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij z. Bylykbashi.

/a.r

#Deputeti #Berishës #aludon #Rama #Basha #kanë #bërë #marrëveshjen #për #Reformën #Zgjedhore
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button