Aktualitet
Aksident në aksin Pogradec- Lin, 3 persona të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Udënisht.
Sipas burimeve të A2 CNN, 3 persona kanë mbetur të plagosur nga ky aksident që mësohet se ka ndodhur për shkak të lagështisë në rrugë.
3 personat e plagosur janë nisur për spital. Dy prej tyre janë turistë në vendin tonë.
#Aksident #në #aksin #Pogradec #Lin #persona #të #plagosur
Java News