Shiste në rrugë ora të shtrenjta me çmime fiktive, arrestohet 30-vjeçari

Hetimi i Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit ka goditur një rast të shitjes së orave të shtrenjta.
Në pranga ka rënë një 30-vjeçar me iniciale Xh.L., i cili u kap gjatë aksionit të koduar “Okazion”.
Sipas policisë, 30-vjeçari shiste në rrugën “Reshit Çollaku” në Tiranë ora të shtrenjta të markave të ndryshme me çmime fiktive.
Atij iu sekuestruan 25 ora dhe 2 stilolapsa të markave të ndryshme. Sendet, të dyshuara të kontrabanduara, shiteshin me çmime fiktive dhe pa fatura.
Në vijim, u referuan materialet në Prokurori dhe për përcaktimin e përgjëgjësisë penale të punonjësve të Drejtorisë Vendore të Tatimeve Tiranë, që mbulojnë zonën ku shiste shtetasi Xh. L.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/a.r
#Shiste #në #rrugë #ora #të #shtrenjta #çmime #fiktive #arrestohet #30vjeçari
Java News