Sport

VIDEO/ Anis Mehmeti e feston ftesën e Shqipërisë me gol te Bristol City, sa shumë ka shënuar këtë sezon

Anis Mehmeti ka realizuar një tjetër gol me Bristol City. Sulmuesi shqiptar ka tundur rrjetën në përballjen kundër Hull që ndodhet në shifrat 1-1. Në minutën e 53, Mehmeti do të ekzekutonte saktë penalltinë duke hedhur topin në njërin krahë dhe portierin totalisht në anën tjetër. Ndeshja vijon ende, por ky gol ishte i 12 për Anis Mehmetin në këtë sezon të Championship në Angli.

Padyshim një arritje e madhe për Mehmetin që ndodhet në vendin e 6 në listën e golashënuesve me 12 gola, 3 gola më pak se vendi i parë, Piroe i Leeds. Bëhet fjalë për Championship, nivelin e dytë të futbollit anglez pas Premier League dhe ku shumë ekipe në këtë kategori mund të fitojnë lehtësisht ndaj disa ekipeve mesatare të Serisë A. Dhe për më tepër, Mehmeti nuk është sulmues pykë, por sulmues krahu dhe 12 gola deri tani për të është shifër brilante. /Sport Ekspres/

#VIDEO #Anis #Mehmeti #feston #ftesën #Shqipërisë #gol #Bristol #City #shumë #shënuar #këtë #sezon
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button