Nuk ishte dinjitoze kur… –

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka deklaruar se negociatat me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit po vijojnë, ndërsa theksoi se partia e tij kërkon mbështetje për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Idrizi u shpreh se mes tij dhe PD ka pasur diferenca, sidomos për çështjen Beleri, por pavarësisht kësaj, qëllimi mbetet krijimi i një koalicioni fitues.
“Një nga diferencat me PD është rasti Beleri, për të cilin unë nuk kam ndryshuar qëndrim. PDIU do të vazhdojë të mbrojë kauzat e saj. Po ashtu, pesha jonë në koalicion mbetet ende në diskutim, pasi kodi zgjedhor e bën të vështirë akomodimin e të gjitha flukseve dhe pretendimeve,” tha Idrizi.
Lidhur me marrëdhënien me kreun e PBDNJ, Vangjel Dule, ai kujtoi dy momente që kanë krijuar përplasje mes tyre, përfshirë rastin kur PDIU kërkoi një minutë heshtje në parlament dhe Dule refuzoi të ngrihej në shenjë respekti.
Idrizi shtoi se negociatat me PD do të vijojnë deri të hënën ose të martën dhe se PDIU po synon një marrëveshje që garanton përfaqësimin e saj të drejtë në koalicion. “Në zgjedhjet e fundit na takonin tre mandate, por diskutimi nuk bëhet vetëm në këtë mënyrë. Ne duam të forcojmë PD dhe koalicionin, por njëkohësisht të kemi peshën që na takon,” përfundoi ai.
“Kishim dy probleme. Një ishte diferenca me PD për rastin Beleri. Kjo ishte një diferencë për të cilin unë akoma nuk kam ndryshuar qëndrim. Kjo do të thotë se zëri i PDIU do jetë i tillë për histori të tilla. Por në cdo diskutim për koalicionin kam kërkuar mbështetje për kauzën e shqiptarëve të Çamërisë. Pesha e PDIU është në diskutim në vazhdim dhe po mundohemi, sepse sic thashë, kodi zgjedhor e pamundëson që të akomodohen të gjitha flukset dhe pretendimet. Jemi ende në diskutime për këtë gjë.
Unë nuk kam problem me minoritetin grek. Me zotin Dule kam pasur dy momente. Një ka qenë kur ne kërkuam në parlament një minutë heshtje, i vetmi që qëndroi ulur dhe nuk e respektoi këtë heshtje, por edhe dhimbje për një komunitet të tërë Dule mbeti në vend.
Kjo nuk është as dinjitoze, as normale. E dyta, në fillimet e PDIU në televizione atij nuk i takonte çështja çame. Por sa herë Dule bëhet bartës i qarqeve ekstremiste greke ne do reagojmë si çdo herë.
Deri ditën e hënë ose ditën e martë do vijojmë diskutimet me PD. Nëse shohim rezultatin e fundit zgjedhor na takonin 3 mandate, por diskutimi nuk bëhet në këtë mënyrë. Ne jemi ende në dinamikë të diskutimeve. Për punën e Dules, kam qenë shumë i interesuar të bëj koalicion me PD ku të shtojmë jo pak vota PD-së dhe koalicionit por dhe të kemi peshën tonë për atë që na takon dhe të ngjizim një koalicion fitues”, tha ai.
#Nuk #ishte #dinjitoze #kur
Java News