Aktualitet

Bardhi: Ndarja e ka bërë jofunksionale partinë. Po vlerësojmë çdo mundësi për bashkim, ka zero rëndësi se…!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se ndarja e ka bërë jofunksionale partinë.

Bardhi theksoi se mes demokratëve po shqyrtohet çdo mundësi për bashkimin e forcave.

“Sigurisht që PD ka qenë e ndarë këto dy vite dhe kemi kuptuar se e ka dobësuar dhe e ka bërë jofunksionale, dhe po vlerësojmë çdo mundësi për të patur një bashkim. Një projekt të përbashkët politik dhe një projekt të përbashkët kundër Edi Ramës”, tha ai.

Bardhi u pyet në lidhje me njohjen e Berishës si kryetar të PD-së dhe në përgjigje tha: “Ka zero rëndësi fakti se kush njeh kë në PD përsa kohë çështja e legjitimitet ndodhet në gjykatë.

Sa të merremi me historinë e njohjeve duhet të fokusohemi tek ajo që ka nevojë Shqipëria. Ka nevojë për një PD dhe një opozitë që prezanton një alternative për t’u bërë e besueshme. Janë të gjitha mundësi nëse kapërcehet interesi personal.”/m.j

#Bardhi #Ndarja #bërë #jofunksionale #partinë #vlerësojmë #çdo #mundësi #për #bashkim #rëndësi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button