Aktualitet

Nuk ka riformatim tē Komisionit të Reformēs Zgjedhore, Felaj: Kuvendi, jo arbitër i PD-së

Zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felaj, u jep fund debateve pēr Komisionin e Reformës Zgjedhore. E ftuar nē emisionin “Breaking” me Dafina Hysën, në Top News, deputetja socialiste u shpreh se nuk do tē ketë riformatim të kētij komisioni, edhe pas rezolutēs së Parlamentit Europian.

Felaj ka mbrojtur qëndrimin e mazhorancës, duke ia lënë përgjegjēsinë opozitës që sipas saj nuk pranon të bashkëpunojë në Parlament. Felaj i bëri thirrje për reflektim opozitës, e cila sipas saj ēshtē futur nē një udhē pa krye.

“Nuk mendoj se rezoluta e Parlametit Europian ka thënë diçka të re për ne, për frymën e dialogut që duhet të mbizotërojë në parlament. Por dialogu kërkon dy palë. Çështja e komisioneve hetimore janë përdorur si justifikim në fakt nga opozita, me atë lloj sjellje të denjë për rrugë por jo për parlamentin. Kjo sjellje daton me procedimin penal të zotit Berisha.

Komisioni i Reformēs Zgjedhore sipas deputetes Felaj, vijon të jetë bipartizan dhe bashkëkryetari ēshtē propozuar nga demokratët, në vitin 2022. Sa i pērket kërkesës sē 47 deputetëve tē opozitës për ndryshimin e bashkēkryetarit, Felaj tha se nuk do të bëhet arbitër mes demokratëve kuvendi.

Më shumë humbje ka opozita pasi parlamenti është e vetmja foltore e saj që të dëgjohet”, tha Felaj.

/f.s

#Nuk #riformatim #tē #Komisionit #të #Reformēs #Zgjedhore #Felaj #Kuvendi #arbitër #PDsë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button