Aktualitet

Ngjela: 35% e serbëve katolikë janë me origjinë shqiptare! Ministri i jashtëm e ka mbiemrin ‘Daci’

Avokati Spartak Ngjela në një lidhje “skype” për emisionin “Frontline Interview” me Marsela Karapançon në Report Tv foli sa i takon konflikteve etnike në rajon, duke deklaruar se 35% e serbëve katolikë janë etnikisht shqiptarë të cilët janë asimiluar ndër shekuj.

Mes tyre ai përmendi edhe zyrtarë si ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, për të cilin tha se mbiemrin e vërtetë e ka “Daci”.

“Sot në gadishullin ilirik janë 2 shtete shqiptare. Ky fakt e frikëson Serbinë. 35% të serbëve janë shqiptarë katolikë me origjinë. Nuk ka “Daçiç”, Daci është, nuk ka Gjuriç por gjura

Hordhitë turke dhe sllave u sulën në territoret shqiptare që njëri t’i kthente katolikët në ortodoksë serbë dhe tjetri t’i kthente në myslimanë,. Kosova u kthye me fe muslimane, kurse 35% të popullsisë serbe janë ish-katolikë shqiptarë por janë asimiluar. Jam i sigurt se është e vërtetë absolute”- tha Ngjela.

/f.s

#Ngjela #serbëve #katolikë #janë #origjinë #shqiptare #Ministri #jashtëm #mbiemrin #Daci
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button