Aktualitet

U lokalizua në Dubai dhe u mbajt nën vëzhgim, arrestohet Ramazan Rrahja

Ramazan Rraja i shpallur në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijakut është arrestuar nga policia.

Burime per Ora News bëjnë me dije se Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja ka qenë në Dubai, ndërsa përmes informacioneve të siguruara nga SPAK është arritur të lokalizohet.

Është mësuar që ka mbërritur në Shqipëri, është mbajtur nën vëzhgim dhe është vënë në pranga.

Një gjykatë në Belgjikë e dënoi atë në shkurt të këtij viti me 12 vjet burg si një prej krerëve të një organizate shqiptaro-letoneze të trafikut të drogës që tregtonte miliona kokainë, duke përfshirë portet e Antwerpen dhe Vlissingen.

Ish-prokurori Arjan Ndoj ra pre e një atentati më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit në Durrës. Në këtë ngjarje mbetën të plagosur edhe miku i tij Aleksandër Laho i njohur si ‘Rrumi’ si dhe humbi jetën në spital, shoferi i prokurorit Ndoj, Andi Maloku.

Pista kryesore e hetimeve është se objektiv I atentatit, ishte Aleksandër Laho, ndaj të cilit personat e dyshuar po organizonte një sulm të dytë. Ky fakt ka dalë nga përgjimet e kryera prej SPAK që firmosi më pas edhe urdhër-arrestet ndaj tyre.

Sipas prokurorisë, e gjithë përplasja mes dy grupeve ka ardhur si pasojë e konflikteve për pronat në bregdet.

Lajmi ne perditesim…

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button