Aktualitet

Artan Hoxha del me paralajmërimin e bujshëm dhe zbulon qytetin ku organizatat kriminale do të bëjnë “namin” më 14 maj, ja kush e “hodhi në erë” aktivitetin e çeljes së fushatës elektorale të Metës e Berishës

Gazetari i njohur, Artan Hoxha ka folur për situatën e krimit të organizuar në qytetin e Durrësit, ku gara elektorale për zgjedhjet vendore është mjaft e ashpër dhe organizatat kriminale kanë ndikim.Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, Hoxha deklaroi se në këtë qytet janë prishur balancat dhe të gjithë organizatat kriminale janë në krahun e mazhorancës. Madje ai theksoi se Durrësi është mjaft i rëndësishëm për krimin, për shkak të portit ku hyn kokaina, projektit për kthimin e portit në një marinë jahtesh, ku sipas tij do të pastrohen paratë e krimit dhe në përgjithësi për shkak se Durrësi është qytet ku kryhet pastrim parash në turizëm.“Nuk kemi të bëjmë thjesht me banda, por kemi të bëjmë me organizata kriminale, që janë struktura të mirëfillta kriminale me impakt të jashtëzakonshëm në njësinë vendore të Durrësit. Durrësi si bashki, është një nga bashkitë kryesore, nuk ka qenë kështu më parë. Durrësi ka qenë vazhdimisht në vëmendjen e krimit sepse ka portin dhe ka treg të madh turistik, ku investohen paratë e krimit. Të kesh kontrollin ne Durrës je shumë i avantazhuar për aktivitetin në të gjithë Shqipërinë”, deklaroi ai.

Hoxha: Durrësi është porta nga hyn kokaina në vend

Në vijim, ai theksoi se trysnia e ushtruar nga organizatat kriminale nuk ka qenë kurrë më parë në nivelin që është sot dhe se në nivelin e kriminalitetit, vrasjet, shantazhi, presionet, ashtu edhe në pjesën tjetër, në lidhje dhe koordinim të strukturave kriminale me agjencitë e zbatimit të ligjit.“Shikoni sa shpesh ndërrohen drejtorët e hipotekës në Durrës. Sot Durrësi duke qenë porti më i madh, është porta nga hyn kokaina në vend. Ka vajtur 22 mijë euro kg i kokainës. Pse? Sepse ka stok. Ata që marrin në kontroll portin, kanë interesa në fushatë zgjedhore, duan të ruajnë status quo. SPAK ka disa hetime që kanë të bëjnë me organizata kriminale, por kanë goditur organizata që i kanë dalë nga rreshti mazhorancës. Nëse më parë kishte një lloj balancë, ka kaluar tani e gjitha në të njëjtin krah. Tre bashkitë kryesore ku do të përqendrohet lufta, është Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Ajo që shoh në Durrës, është që balanca dhe ekuilibri në botën e nëndheshme është prishur. Nuk di ndonjë grup të madh sot, edhe ata që nuk i përmendim dot sepse të fikin derën…”, shtoi ai.Hoxha theksoi më tej se Durrësi është bërë i rëndësishëm sepse opozita ka shanse të mira për ta fituar bashkinë, prandaj i kërkohet ndihmë atyre.“Në një njësi vendore ku mazhoranca e ka të sigurtë, nuk i duhet aleanca me botën e nëndheshme. Organizatat kriminale në Durrës janë shumë prezente. Nuk e di nëse zoti Cara ka patur problematikë direkte, me shantazhe dhe presione, por ajo që mund të them me të dhënat që kam në terren, më rezulton se pjesa dërrmuese e strukturave të krimit të organizuar, që merren me narkotrafikun, krimet e rënda, janë kundër zotit Cara”, u shpreh ai.

Hoxha komenton aktivitetin për hapjen e fushatës se koalicionit “Bashkë Fitojmë

Ndërkohë Artan Hoxha zbuloi se ka qenë pjesëmarrës në aktivitetin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për hapjen e fushatës elektorale në stadiumin “Air Albania”.Hoxha u shpreh se  pjesëmarrja ka qenë rreth 20 mijë vetë, por më pas ata u larguan për shkak se vijoi gjatë dhe Berisha që foli i fundit, më shumë u foli karrigeve pasi stadiumi ishte boshatisur.Hoxha e quajti këtë një gafë të organizatorëve.“Ata që janë marrë me organizimin e atij aktiviteti, nuk e di se si nuk i ka eleminuar akoma Berisha. Të lësh liderin ashtu në fund…Sabotimi më banal që iu bë një aktiviteti, se ajo që i ndodhi Berishës dhe Metës nuk ka. Të dalë lideri pas tre orësh aty, është sabotim i aktivitetit.Vajta për ta parë se e dija që një nga pikat që do e godiste mazhoranca ishte pjesëmarrje. Këtë herë droni doli jashtë funksioni sepse stadiumi ishte i mbuluar”, nënvizoi Hoxha.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button