Life Style

‘Eurovision 2024’/ Me ‘Zemrën n’dorë’, pas hedhjes së shortit, shpallet se kur do të përformojë Shqipëria

Shqipëria do të performojë natën e parë të gjysmëfinales së Eurovision 2024 që do të zhvillohet në Malmo të Suedisë. Vendi ynë, pas hedhjes së shortit, është përcaktuar se do të jetë i 6-ti në radhë, të martën e 7 majit 2024, kur do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja e parë.

Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2024, me këngën “Zemrën n’dorë”.

Ajo ka marrë besimin e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e  68-të të Eurovizion-it.

Në natën e parë më 7 maj do të performojnë: Austria, Malta, Zvicra, Greqia, Republika Ceke, Shqipëria, Danimarka, Armenia.

Në natën e dytë më 9 maj do të performojnë: Izraeli, Estonia, Gjeorgjia, Holanda, Norvegjia, Letonia, San Marino, Belgjika.

Vetëm 17 shtete do të zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të vijuar më pas në finalen e madhe që do të zhvillohet më 11 maj, të cilat do tu bashkohen 5 shteteve të përhershme finalist që janë: Spanja, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Gjermania, si dhe vendi fitues i vitit të kaluar që është Suedia./m.k

#Eurovision #Zemrën #ndorë #pas #hedhjes #së #shortit #shpallet #kur #të #përformojë #Shqipëria
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button