Problemi familjar i Naim Murselit, dëshmia e babait: Ka pasur disa SMS me gruan e vëllait të Kushtrim Kokallës

Shaban Murseli i ka thënë hetuesisë se ka qenë në dijeni për një problem familjar të djalit të tij Naim Murselit, i cili ka ngjarë rreth një vit para ekzekutimit të Liridona Ademajt, bashkëshortes së tij.
Në një dëshmi dhënë hetuesve të Policisë së Kosovës më 1 dhjetor të vitit të kaluar, babai i Naim Murselit ka thënë se djali i tij e ka pasur një rast me djalin e hallës së tij, K. Kokallën, vëllain e Kushtrim Kokallës, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.
Disa mesazhe të shkëmbyera nga Naim Murseli me rejën e Kushtrim Kokallës, ishin bërë çështje në familjen Murseli, ka rrëfyer kryefamiljari.
“Unë përveç një problem që e ka pas Naimi me djalin e hallës se tij K. para një viti që ka pas disa masazhe të shkëmbyer përmes telefonit gjegjësisht me B., gruan e K..
Sipas njohurive që unë i kam pas për këtë rast nuk ka pasur diçka me shume mes Naimit dhe B. përveç disa shkrimeve dhe fotove jo intime, foto normale”, ka thënë Shaban Murseli në dëshminë e dhënë në Polici më 1 dhjetor./m.j
#Problemi #familjar #Naim #Murselit #dëshmia #babait #pasur #disa #SMS #gruan #vëllait #të #Kushtrim #Kokallës
Java News