“Donte të lante borxhet e babait”/ I riu shqiptar i kapur në ‘shtëpi bari’ dënohet me burg

Një i ri shqiptar, i arrestuar në tetor të 2023 pasi u kap me ‘shtëpi bari’ në Britani të Madhe është dënuar me 21 muaj burg.
Selim Gjuni u arrestua teksa ishte në gjumë në një banesë në shkoi në Lichfield Close, Ashington , Northumberland, ku kultivohej kanabis.
Gjunit iu tha nga gjykata se do të dëbohet menjëherë pas vuajtjes së dënimit.
Jeremy Barton, avokati mbrojtës i të riut tha: “Ky i pandehur erdhi në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022 me gomone. Nuk do të jetë çudi që arsyet e tij për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar ishin për qëllime të mira. Shumë pak njerëz bëjnë të tilla udhëtime që të vënë në rrezik jetën, por babai i tij u përfshi në borxhe për shkak të varësisë ndaj alkoolit dhe lojërave të fatit. Arsyeja e largimit ishte për shkak të kërcënimeve sepse babai i tij nuk mund të paguante borxhet e tij.
Ai nuk sugjeron se ishte detyruar kundër dëshirës së tij. Gjuni priste një shpërblim financiar për atë që po bënte. Ai është i shqetësuar se çfarë do të ndodhë nëse kthehet në Shqipëri.”
/f.s
#Donte #të #lante #borxhet #babait #riu #shqiptar #kapur #në #shtëpi #bari #dënohet #burg
Java News