Aktualitet

Skënderbeu mposht Tiranën në ‘Arenën Kombëtare’, s’ka fitues në Vllaznia-Partizani

Skënderbeu ka bërë surprizën në Air Albania teksa mposhti 4-3 Tiranën. Për korçarët realizuan me nigerianin Ahanonu (2x), Shaqen dhe Liçon.

Ndërkohë, golat e Abazajt (p), Përgjonit dhe Patrick, nuk arritën t’i jepnin pikë bardhebluve në këtë ndeshje, të cilën kryeqytetasit e mbyllën me një lojtar më pak, pasi kapiteni Hoxhallari u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e dytë.

Në “Loro Boriçi” sfida Vllaznia-Partizani u mbyll në barazim 1-1. Të dy golat u realizuan në pjesën e parë të ndeshjes. Kampionët kaluan në avantazh falë golit me kokë të senegalezit Gueye (23’), por shkodranët barazuan falë një penallti të ekzekutuar saktë nga Balaj (42’).

Pas këtyre takimeve, Egnatia vijon të kryesojë me 43 pikë, e ndjekur nga Partizani me 36 pikë, Vllaznia 33 dhe Tirana me 3 pikë më pak.

/f.s

#Skënderbeu #mposht #Tiranën #në #Arenën #Kombëtare #ska #fitues #në #VllazniaPartizani
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button