Punëtori i fushës godet arbitrin e ndeshjes Luzi-Lushnja, arrestohet në flagrancë

Luzi humbi 1-2 me Lushnjën për javën e 18-të në Kategorinë e Parë të futbollit. Pas ndeshjes, punëtori i fushës së stadiumit në Luz ka goditur arbitrin kryesor të ndeshjes. Policia e Kavajës njofton se personi me iniciale A.L. është arrestuar në flagrancë.
“Goditi arbitrin kryesor pas ndeshjes “Luzi-2008-Lushnja”, vihet në pranga 44-vjeçari, punëtor i fushës së futbollit ku u zhvillua ndeshja.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 44 vjeç (punëtor i fushës), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv”.
Ky shtetas, në përfundim të ndeshjes “Luzi-2008-Lushnja”, në momentin që lojtarët dhe arbitrat po hynin në dhomat e zhveshjes, ka goditur arbitrin kryesor të ndeshjes. 44-vjeçari është neutralizuar menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe është vënë në pranga.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
/f.s
#Punëtori #fushës #godet #arbitrin #ndeshjes #LuziLushnja #arrestohet #në #flagrancë
Java News