Gjithçka gati për zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoni të Veriut

Në Maqedoni të Veriut, gjithçka është gati që të Talat Xhaferi të zgjedhet si kryeminister i parë shqiptar.
Lëvizjet nëpër qytet këtë mëngjes janë të pakta, ndërsa lëvizje më të shumta ka brenda objektit paralamentar të Maqedonisë së Veriut, bën të ditur gazetarja Qëndresa Tërshani.
Betimi i Xhaferit pritet të bëhet në ora 11, pastaj pjesa tjetër do t’i kushtohet debateve.
Xhaferi do të ketë një mandat prej 100 ditësh, ai i ka dorëzuar në Kuvend emrat e kabinetit me të cilin do të udhëheqë vendin deri në zgjedhjet e 8 majit.
BDI, partia shqiptare në koalicionin qeverisës, ka propozuar emrat e 5 ministrave dhe 3 zëvendësministrave për qeverinë teknike.
Në sallën e Kuvendit do të jetë e pranishme edhe partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, po ajo paralajmëroi se nuk do të votojë për Qeverinë teknike.
Kjo është ditë historike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, pasi për herë të parë qeveria do ketë një kryeministër shqiptar.
#Gjithçka #gati #për #zgjedhjen #kryeministrit #të #parë #shqiptar #në #Maqedoni #të #Veriut
gazetablic.com