Aktualitet

VIDEO/ Heidi përplaset me Fationin: Presionet dhe arrogancën po i bën me njeriun e gabuar!

Heidi dhe Fationi u përfshinë në një debat të ashpër këtë pasdite në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.

Sipas banorit, kishte rënë dakord me modelen që të stërviteshin bashkë, por ajo e refuzoi në moment të fundit. “Doje t’i bëje qejfin shokëve të tu”, tha Fationi, ndërsa konkurrentja iu drejtua me fjalët: “këtë presion po e bën me njeriun e gabuar”.

Fationi: Nëse ti vazhdon ashtu, nuk të flas, mos më fol fare dhe jemi shumë në rregull

Fationi: Hajd, mirupafshim

Heidi: Unë nuk i bëj qejfin asnjërit, thashë tri herë që nuk doja. Isha e çakërdisur dhe ti tani po më bie mua prapë për këtë punë

Fationi hesht

Heidi: Si të duash, këtë presionin dhe arrogancën po e bën me njeriun e gabuar

Fationi (i drejtohet Vesës): Je super gocë flori zemra, mos ë të fryjnë njerëzit, ke mendimin tënd

Heidi: Po e devijoni komplet

Fationi (i drejtohet Vesës): Mos u influenco nga njeri, se duan të të influencojnë

Në debat ndërhyri edhe Rike, por nuk mundi të qetësoje dy banorët

Fationi: Për kokë të mbesës po të them, do vish për stërvitje, s’dua më tha

Rike: Zihuni, por jo para të gjithëve

Heidi: Po mirë, më fal

Fationi: Nuk ka më fal fare, mos më fol fare mua. Mos u influenco dhe t’i bësh qejfin shokëve të tu

Rike (i drejtohet Heidit): Qetësohu

Heidi: Po si të qetësohem, shih çfarë presioni bën ai

#VIDEO #Heidi #përplaset #Fationin #Presionet #dhe #arrogancën #bën #njeriun #gabuar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button