‘Sterizilimi’/ Beqaj del nga SPAK: Çdo të premte jam këtu. Oficeri më konfirmoi që hard diskun e marr të martën

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur në ambientet e SPAK, pasi GJKKO i caktoi masën “detyrim paraqitje” në lidhje me koncesionin e sterilizimit.
Ai ka dalë nga ambientet e gjykatës pas pak minutash dhe është ndalur të flasë për mediat, ku u shpreh se dihet tanimë që ai çdo të premte është në SPAK.
Ish-ministri tha po ashtu se Oficeri i ka konfirmuar që do të marrë hardiskun të martën.
“Dihet që çdo të premte unë jam këtu. Oficeri më konfirmoi se hard diskun do e marr të martën”, u shpreh Beqaj.
Beqaj po hetohet për shpërdorim detyre. Ndaj tij janë caktuar dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit./m.j
#Sterizilimi #Beqaj #del #nga #SPAK #Çdo #të #premte #jam #këtu #Oficeri #më #konfirmoi #që #hard #diskun #marr #të #martën
Java News