Vlerësim i lartë i shqiptarëve për operacionet policore “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit”

Nga Eduard Zaloshnja
Me fillimin e vitit shkollor, Policia e Shtetit filloi operacionet kombëtare të koduara “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit”, që synojnë sigurinë në perimetrin e shkollave dhe në komunitete. Teksa përditë ka patuar njoftime zyrtare të Policisë së Shtetit rreth rezultateve konkrete të këtyre operacioneve, vlen të dihet edhe se çfarë opinioni kanë shqiptarët e thjeshtë rreth këtyre operacioneve kombëtare.
Nga Barometri i opinionit për policinë që zhvillova në dhjetor për Institutin Agenda, rezultoi se rreth 75.1% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për operacionet policore “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit” – 58.7% pozitiv dhe 16.4% anojnë pozitiv (shihni Tabelën 1). Nga një ekstrapolim i përafërt, rezulton se rreth 1.54 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv.
Me fillimin e vitit 20224, Policia e Shtetit rilançoi operacionin kombëtar “Tempulli2” dhe ditët e fundit raportoi për qindra të arrestuar në kuadër të këtij operacioni. Dhe ç’opinion kanë qyteytarët për operacionin “Tempulli2”?
Nga një sondazh i shqiptarja.com, rezulton se vetëm 22% kanë një vlerësim negativ për këtë operacion!
#Vlerësim #lartë #shqiptarëve #për #operacionet #policore #Tempulli #dhe #Sundimi #Ligjit
Java News